Austria strategji për Ballkanin si investitore e rëndësishme, përfshihet Shqipëria

0
162

Austria do të zbatojë një strategji të dedikuar për Ballkanin deri në vitin 2020. E quajtur “Danube Region/ Western Balkans” ( Rajoni i Danubit/ Ballkani Perëndimor) kjo strategji po promovohet për shkak të rritjes së interesit autriak në sektorë si ai i ekonomisë, sigurisë etj.

Ajo përfshin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe republikën e Moldavisë në dy objektiva kryesore: forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e procesit të integrimit, raporton Monitor.

Shtyllat prioritare që do të mbështeten janë: ekonomia dhe zhvillimi me fokus te punësimi; edukimi me fokus tregun e punës; qeverisjen, të drejtat njerëzore dhe zbatimin e ligjit.

Kjo strategji është përshtatur me interesat e reja të investitorëve austriakë në rajonin e Danubit dhe të Ballkanit Perëndimor. Do të shërbejë gjithashtu edhe si një hartë për zhvillimin e politikave të qeverisë federale të Austrisë gjatë periudhës 2016-2020.

Në Shqipëri dhe në Moldavi, Austria është një nga kontribuesit kryesore për financimin e projekteve në fushën e zhvillimin e kapaciteteve, konsultimit, promovimin e të nxënit në vendin e punës, si dhe në rritjen e trajnimeve në fushën e teknologjisë së informacionit, menaxhimit dhe konsultimit.

Në Shqipëri, ADA ( Agjencia Austriake për Zhvillimin) është duke zbatuar disa projekte, si në programimin IPA, menaxhimin financiar, si dhe në menaxhimin e ujërave.

Në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Moldavi, qeveria e Austrisë për periudhën 1990-2014 ka dhënë një fond prej 9.4 mld dollarë (8.6 miliardë euro), sipas të dhënave të OECD. Investimet e kompanive austriake llogariten në rreth 26.16 miliardë dollarë.

Austria është investitori më i madh në Serbi, Bosnje, si dhe në Slloveni e Kroaci.

Pas Gjermanisë dhe Italisë, Austria vlerësohet si një nga investitorët më të rëndësishëm të këtij rajoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here