Eshtë vetëdorëzuar pas disa orësh arrati shtetasi Lekë Ballaza, i cili plagosi sot me armë zjarri kallashnikov vëllanë dhe kunatën e tij në Dukagjin. Sipas burimeve nga Shkodra, Ballaza fshihej në një banesë të braktisur 2 km larg vendit ku ndodhi ngjarja. Ai është vetëdorëzuar pas negociatave me Policinë. Ballaza nuk ishte i armatosur në momentin kur u arrestua.
Pse vëllai me probleme mendore qëlloi vëllanë e kunatën
Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur sot në Dukagjin. Ngjarja është shënuar në Ndërlysë, lagjia “Mushaj” , Njësia Administrative Shalë, Shkodër, ku sipas informacioneve të para nga policia thuhet se vëllai ka qëlluar vëllanë dhe kunatën. E plagosur rëndë ka mbeturbashkëshortja dhe Kont Ballza, vellai i autorit. Gazetari i “Panorama” në Shkodër Senad Nikshiqi duke iu referuar burimeve bën me dije se çifti i bashkëshortëve është plagosur me nga një plumb në këmbë. Gruaja mësohet se ka pasur më shumë hemoragji por të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shkaku mësohet se ka qenë banal. Në banesën e ciftit të plagosur ka mbërritur vëllai i gruas. Por vëllai i burrit, që jeton në të njëjtën banesë me ciftin, duket qenë me probleme mendore, nuk i ka pëlqyer prania e vëllait të kunatës në banesë dhe ka nisur të konfliktohet me fjalë dhe më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar vëllanë e tij dhe kunatën. Vëllai i kunatës së autorit mësohet se nuk ka pësuar asgjë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Informacion paraprak / Njoftohemi se sot më datë 17.08.2016 rreth orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia “Mushaj” , Njësia Administrative Shalë, Shkodër ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.panorama