Erion Veliaj abuzime skandaloze me tenderat e bashkisë, fituese firmat pa konkurentë

1
226

Abuzimi me tenderat është një fenomen, të cilit duket se nuk po i reziston dot as kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Nëse analizon procedurat e prokurimit për afro 10 tendera të zhvilluar nga ky institucion, vëren se shumica e tyre kanë probleme të theksuara ligjore. Një pjesë e tyre kanë fituese kompaninë që ka ofruar një çmim më të lartë nga të gjithë konkurrentët e tjerë në garë, për realizimin e një shërbimi apo vepre publike. Në disa tendera të tjerë, kompania fituese është dhe kompania e vetme pjesëmarrëse në garë. Kompani të tjera fituese, janë dhe ato me çmime të njëjta me fondin limit të vënë në dispozicion nga bashkia. Të gjithë këta lloj fituesish janë në shkelje të ligjit.

 

Tenderat më të fundit 

Një nga tenderat dyshues të kryebashkiakut Veliaj mund të përmendim atë të “Projektit social shkolla verore 2016”. Ky tender me fond limit 3.952.166 lekë është zhvilluar me datë 1 gusht. Sipas njoftimit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, pjesëmarrës në këtë procedurë tenderimi ka qenë vetëm operatori ekonomik “Ermal Osmënaj”. Oferta e tij e paraqitur me një vlerë të përgjithshme pa tvsh 3.952.166 lekë, është identifikuar si oferta e suksesshme. Një tjetër tender i zhvilluar vetëm një muaj më parë është ai i “Studim projektimit për urën e fshatit Bastar i Mesëm”. Sipas njoftimit të publikuar në APP, fondi limit për këtë tender ishte përcaktuar 432.400 lekë pa tvsh. Në garë morën pjesë disa shoqëri, përkatësisht; shoqëria “Derbi – E” shpk me ofertën 383.000 lekë pa tvsh; bashkimi i shoqërive “Ave Consulting” shpk & “D & C Partners” shpk & “Echostar” shpk & “Altea & Geostudio 2000” me vlerë oferte 390.000 lekë pa tvsh; bashkimi i shoqërive “Leni – Ing” shpk & “Angerba” shpk me vlerën e ofertës 431.919 lekë pa tvsh; bashkimi i shoqërive “Tec Consult ” shpk & “Eurotest” shpk & “Geo – Nord” shpk me vlerë oferte 354.692 lekë pa tvsh. Oferta fituese është shpallur bashkimi i shoqërive “Leni – Ing” shpk & “Angerba” shpk, e dyta në radhë për ofertën më të ulët të ofruar për kryerjen e këtij studimi. Po në këtë periudhë, Bashkia e Tiranës ka zhvilluar një tjetër tender, të cilin e ka fituar gjithashtu firma e dytë me propozimin për ofertën më të ulët. Bëhet fjalë për tenderin e studimit dhe projektimit për rehabilitimin e fasadave në hyrje të rrugës “Medar Shtylla”. Fondi limit për këtë tender është përcaktuar 104.365 lekë pa tvsh. Firmat pjesëmarrëse kanë qenë tre, përkatësisht; shoqëria “Derbi – E” shpk me ofertë 101.000 lekë pa tvsh; bashkimi i shoqërive“Ave Consulting” shpk & “D & C Partners” shpk & “Echostar” shpk & “Altea & Geostudio 2000” me vlerë oferte 90.000 lekë pa tvsh; operatori ekonomik “Toëer” shpk me vlerë oferte 98.000 lekë pa tvsh. Ky i fundit, dhe pse jo me ofertën më të ulët, është shpallur fituesi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here