Një vajzë 21-vjeçare është përballë një dileme shumë të vështirë pasi nuk di se i kujt është fëmija që ka në bark. Para disa kohësh atë e kishin përdhunuar por ajo nuk e njihte agresorin. Por ja çfarë i ka rrëfyer psikologes së ‘The Sun”.
Letra e vajzës “Kam një problem shumë të madh dhe nuk di se si mund dhe a mund ta zgjidh. Unë jam 21 vjeçe dhe jam e lidhur me një djalë 28 vjeç. Ne e duam shumë njëri-tjetrin dhe kemi një lidhje të shëndetshme. Disa javë më parë unë së bashku me tre shoqet e mia shkuam me pushime dhe aty ndodhi diçka që sot po më shkatërron jetën. Pasi kishim dalë në një klub nate dhe kishim pirë disa gota, njëra nga shoqet e mija më thotë që njohu një djalë dhe do të ikte të flinte me të. Unë qëndrova edhe pak në klub dhe u ngjita në dhomën e hotelit, por kisha pirë mjaft. Diku nga mesi i natës ndjej që dikush ishte mbi trupin tim dhe po bënte seks me mua. Isha aq e pafuqishme sa me mendje i thosha ‘ik, largohu’ por zë nuk më dilte.
Kur u zgjova në mëngjes e gjeta veten të zhveshur dhe menjëherë thërras shoqet dhe u tregoj që më kishin përdhunuar. U kërkova ndihmë ta gjenim kush kishte qenë personi që më ishte futur në dhomë por ato më thanë se është më mirë të mos e vazhdoja këtë histori. Kur u ktheva në shtëpi nuk i thashë asgjë çfarë kishte ndodhur gjatë pushimeve. Pas një jave ne bëmë seks dhe çdo gjë vazhdoj normalisht por…tani kam zbuluar se jam shtatzënë dhe nuk e di se i kujt është fëmija”., Përgjigjja e psikologes “Më vjen shumë keq për këtë histori të trishtë dhe që shoqet nuk të kanë lënë ta denoncoje. Është e pamundur që të zbulosh atësinë e fëmijës në këto kushte që ti ndodhesh. Unë do të këshilloja që nëse kërkon ta mbash atë krijesë dhe të mos e abortosh, bën mirë të flasësh me partnerin dhe të mundoheni ta zgjidhni bashkë”.