Konfindustria ka shprehur kundershtimin e saj per perfshirjen ne amnistine fiskale 2016, te shpallur se fundmi nga ekzekutivi, te grupit te bizneseve qe veprojne ne kushtet e tregjeve te mbyllura dhe mungeses se konkurences si perfitues te privilegjeve shteterore ne formen e koncesioneve, partneriteteve publike-private/PPP, licenca shteterore, etj..
Në një njoftim për media Konfindustria vlereson, se eshte vecanerisht e demshme ekonomikisht dhe moralisht falja e detyrimeve ligjore financiare sidomos per koncesionaret e huaj, qe shfrytezojne burimet natyrore te vendit si p.sh ne sektorin e naftes dhe qe parashikohet te jene edhe perfituesit kryesore te shumes se parashikuar te plote te amnistise prej mbi 400 milion euro.
Po ashtu Konfindustria vlereson se eshte e papranueshme, qe pikerisht ne kohen e gjendjes ne vazhdimesi mjaft te veshtire ekonomike dhe te ardhurat e ulta buxhetore, te falen detyrime ligjore prej qindra milion euro, qe vijne nga shfrytezimi i pasurive natyrore te vendit, qe jane te fundme dhe qe i perkasin gjeneratave te sotme dhe te neserme te shqiptareve. Per me shume behet fjale per para te shqiptareve, qe do ti perfitojne kompani te huaja per ti nxjerre jashte vendit.
Konfindustria shpreh shqetesimin e saj edhe per kunderveprimin e dobet politik dhe mediatik ndaj aktit te pashembullt te faljes me ligj te shumave kolosale financiare per koncesionaret, qe shfrytezojne pasurite dhe te drejtat natyrore te brezave te sotem dhe te neserm, me pasoja te renda shumepermasore ne afatgjate per zhvillimin ekonomik, mireqenien dhe vete dinjitetin e qytetareve shqiptare.