Pas rastit të Dibrës, ku babai monstër ngacmoi seksualisht dhe më pas përdhunoi të bijën 15-vjeçe, një tjetër denoncim ka ardhur në redaksinë e Jetaoshqef.al nga një vajzë, e cila shprehet se ka rënë pre e dhunës fizike dhe seksuale të të atit, ndërsa dyshon se babai i saj është me probleme mendore.
“Kur degjova per ate gocen ne Diber mu kujtuan te gjitha edhe prandaj ju shkruajta. Ka shume njerez te semure e shume goca qe sfolin”, – thotë vajza me inicialet K.M. e cila thotë se dhuna e të atit ndaj saj dhe gjithë familjes ka nisur shumë shpejt, kur ajo ishte ende një fëmijë. Edhe pse nuk pinte, që ndoshta mund ta justifikonte veprimin e tij, babai e rrinte me rripin e pantallonave e madje një herë i ka thyer edhe hundën pasi e ka goditur me grusht në sy të së ëmës.
Vajza 22-vjeçe rrëfen se i ati ka tentuar edhe ta përdhunojë, duke i thënë se “do t’i bëjë diçka që do t’i pëlqente”. Ngjarja përgjithësisht ndodhte natën, në Greqi, ku familja nga Vlora ishte shpërngulur dhe jetonin si emigrantë. Edhe pse nëna e vajzës ishte në shtëpi, babai kishte nisur të hapte llafe se ajo vuante nga kanceri dhe e “helmonte” duke i dhënë ilaçe, të cilat e vinin në gjumë gruan e shtëpisë.
“Ai njeri kish përhap nje lajmsikur mamaja ime ishte me kancer edhe se shume shpejt do vdiste nderkohe qe gjetem nje leter ne dollap me ilace. Ai e helmonte ngadalë ngadal mamane sa qe mamaja gjithmone ishte ne gjume e nuk tundej nate e dite”, – tregon vajza.
Ja çfarë ka thënë ajo gjatë bisedës me gazetarët e Jetaoshqef.al.
Ju nga jeni?
Jam nga Vlora po jetoj ne Tiranë me burrin.
A keni bërë denoncim në polici për atë që ju ka ndodhur?
Jo, s’kam bere asnjeher denoncim. Kam shum frik se ndoshta nje dite babai im do kaloj ne depresion se ne ate menyre ka vdek e gjyshja, dmth mamaja e babit kaloj ne depresion u cmend edhe vdiq.
Ndaj tej dhe motrës tuaj, a ka ushtruar dhunë babai?
Poooo shume here. Me shumë mua se motres jo aq shum, se ajo ja kthente po mua me ka bere shume gjera. Gjeja e fundit qe me beri e pas disa javesh ika na shtepia e u martova pa dasem boll qe te ikja, ishte qe gjuante vellain 5 vjec me shpulla te forta e ne koke. Une i bertita c’ben aty a je ne terezi edhe ai sic kish shkopin ne dore ma thjehu 3 her ne koke.
Sa fëmijë jeni ju?
4, dy motra dhe dy vllezer. Une jam me e madhja. Tashme mami ka ik prej atij. Dikur nuk e pranonte fajin, thoshte se un gënjeja, por kur e beri te nejten gje me motren edhe u ballafaquan me gjyshin nga ana e mamit, nderkohe qe mblidhnin rrobat per me u nda, babi tha “ok me te paren e pranoj qe e kam bo po me te dyten jo” vec gacmime shyqyr zotin asgje tjeter.
Përveç dhunës fizike, a ka ushtruar babai juaj dhunë tjetër ndaj jush?
Fizike e psikologjike edhe ato ngacmimet seksuale duke na prek ne vende intime e kur i thoja un e me von motra “o ba cfar ben” pergjigja e tij ishte “shhhh do te pelqej “. Kurse vllait shum her i thosh gay pederast. Ne nje rast ai e kish kap vllain e kish shtri ne toke edhe i shkelte koken me kem.
Veprimet e turpshme që i ka bërë me ju, vijon t’i bëjë me motrën tuaj?
Po, me mua zgjati gati 1 vit kurse me motren 1,muaj pasi un kam qen e vogel kurse motra 15 edhe i kisha tregu pak gjera keshtu qe ajo diti si te veproj e iku te gjyshrit, aty ku ndodhet tani edhe mamaja. Me motren shkoi direkt ne teme.
Çfarë nënkupton me “shkoi direkt në temë”??
E futi ne banjo gjasme pse ske pastru. E mbylli deren po ajo kur ju afru e shtyu edhe iku … I tha edhe asaj do te bej dicka qe do te plqen.
Ti vijon të mbash kontakte me babain?