Qymyri i drurit prej kohësh është përdorur për të trajtuar helmimin, mbidozat e drogës dhe problemet me stomakun, dhe kohët e fundit është cilësuar si sekreti për një lëkurë të mrekullueshme.
Megjithatë, trendi më i fundit i qymyrit të drurit, le më shumë se një shije të keqe në gojën tuaj.
Ky lloji qymyri në formë pluhuri që është trajtuar me një agjent oksidues është duke u përdorur gjithnjë e më shumë nga blogerët, të cilët postojnë video, duke treguar se kjo është një mënyrë efektive për të zbardhur dhëmbët.
Disa prej tyre mendojnë se cilësitë ngjitëse natyrore të qymyrit me sipërfaqet e errëta si kafe, çaj, verë, do të ndikojë për mirë, duke bërë që të keni dhëmbë më të pastër dhe më të bardhë.
Megjithatë Dr.Nigel Carter, shefi ekzekutiv i Fondacionit Oral të Shëndetësisë, thotë se është një biznes i rrezikshëm.
“Nuk ka asnjë provë shkencore për qymyrin e drurit si një zbardhues dhëmbësh,” tha ai për indy 100.
“Çdo dëshmi anekdotike për këtë, mund të jetë për shkak të cilësive gërryese të qymyrit të drurit, që kur aplikohet në dhëmbë, heq disa njolla sipërfaqësore. Por, duke bërë kështu, ju rrezikoni smaltin e dhëmbëve, duke çuar në erozion dentar dhe probleme të mëtejshme për dhëmbët dhe mishrat,” shtoi ai.
Historikisht qymyri pluhur dhe mjalti janë përdorur si një lloji paste popullore, ka thënë Carter, por larja e dhëmbëve me këtë kombinim mund të çojë shumë shpejt në kalbjen e dhëmbëve.
“Unë do të këshilloj fërkimin e dhëmbëve me pasta dhe produkte profesionale. Këto janë testuar për të siguruar atë çfarë ato thonë. Në fund të fundit ju duhet të dëgjoni këshillat e dentistit tuaj”- ka përfunduar Dr.Nigel Carter.