DETAJE/ Sulmi kamikaz në dasmën turke u krye nga një 12-vjeçar (VIDEO)

0
167

Kamikazi që u mori jetën 51 njerëzve në një dasmë në qytetin Gaziantep të Turqisë u krye nga një 12-vjeçar. Kështu ka deklarua Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ditën e sotme. Erdogan tha se pas fëmijës qëndron Shteti Islamik që e ka udhëzuar të kryejë sulmin në familjen kurdë. Gaziantepi është në kufirin turko-sirian dhe dyshohet se celula të ISIS-it veprojnë në qytet. Kamikazi i vogël shpërtheu veten në momentin që dasmorët po kërcenin në rrugë.

SULMI

Një shpërthim kamikaz ka tronditur mbrëmjen e djeshme Turqinë. Mediat turke raportojnë se behet fjale per nje shperthim kamikaz. Autori, hodhi veten në erë në një dasmë, ku kishte shume njerez. Deri tani raportohen 51 të vdekur dhe qindra të plagosur. Ngjarja ndodhi në Gaziantep, qytet në kufi me Sirinë.

Guvernatori i qytetit Gaziantep tha ne nje deklarate zyrtare se ngjarja është një sulm terrorist. Pamjet flasin vete. Shume ambulanca kane shkuar ne vendngjarje dhe trupat e viktimave shihen te shtrire ne toke.

https://twitter.com/SHAWSHANK5/status/767096022904569857

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here