Portieri anglez, Joe Hart është duke i numëruar ditët e fundit tek Manchester City.
Ardhja e Pep Guardiolës në klubin anglez nuk është pritur mirë nga Hart i cili ka përfunduar në bankën rezervë.
Kështu që reprezentuesi i Anglisë ka paralajmëruar largimin nga ‘Etihad Stadium’, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Së fundmi është skuadra e madhe gjermane Borussia Dortmund që ka shfaqur interesim për anglezin.
City është i gatshëm ta lë të lirë të largohet Hartin, por ajo skuadër që e dëshiron duhet të paguaj rreth 20 milionë euro.
Për numrin një të Anglisë interesim ka shfaqur edhe Everton dhe Sevilla. /Telegrafi/
Borussia DortmundBu