Një shtetas 21-vjeçar ka rënë në pranga e policisë kryeqytetit pasi i ka “grabitur” 1 mijë lekëshin e fitimit lypësit të mitur 13 vjeçar. Bëhet fjalë për shtetasin Besim Gjoka, i cili shfrytëzonte prej kohësh 13-vjeçarin për lypje. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ku shtetasi Gjoka duke e kanosur me thikë i ka marrë djalit me inicialet E.T që e shfrytëzonte si lypës, të gjitha paratë e grumbulluara.
Lidhur me këtë ngjarje ka policia e Tiranës ka sqaruar se “Më datë 19.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Besim Gjoka, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke e kanosur me thikë, i ka marrë 1000 lekë të miturit E.T, vjeç 13, banues në Durrës, të cilin e shfrytëzonte për të lypur. Nenet 139 e 124/b të Kodit Penal”.