Operacioni sekret që “fundos” policinë, Artan Hoxha zbulon detaje të frikshme

0
306
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi operacionin sekret të nisur pas mesnatës së kaluar mbi parcelat me kanabis në vend.
Hoxha ka deklaruar se efektivët e policisë janë përgjuar dhe ka dyshime se kanë bashkëpunuar me trafikantët e drogës.
Sipas tij, bashkëpunimi është bërë kundrejt shumave të mëdha në para. Operacioni sekret është zhvilluar nga bashkëpunimi i Prokurorisë me SHÇBA dhe FNSH.
“Janë krijuar dyshime për bashkëpunim mes policisë dhe trafikantëve, efektivët janë përgjuar. Bashkëpunimi kundrejt shumave të mëdha në para. Policia në bashkëpunim me prokurorinë janë munduar që deri tani ta mbajnë të fshehtë informacionin. Gjatë operacionit sekret nuk ka pasur përplasje me armë. Sot pas mesnatës 40 trupa të FNSH u nisën drejt Ersekës. Operacioni sekret për arsye të sekretit hetimor. Operacioni është zhvilluar në një terren të thellë malor, në kufi të Kolonjë-Përmet-Skrapar, në fshatra të braktisura nga popullsia. Janë zbuluar dhe asgjësuar deri tani 18 mijë rrënjë kanabis. Bimët narkotike me një vlerë që kalon 10 milionë euro”, ka deklaruar Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here