Rama bie dakort, dhomë e përbashkët tregtie me Serbinë

0
158

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka konfirmuar mbështetjen për krijimin e dhomës së përbashkët të tregtisë midis Serbisë dhe Shqipërisë. Kështu raportojnë mediat në Beograd.

B92 shkruan se kjo dhomë do të kontribuojë për rritjen e bashkëpunimit në biznes mes dy vendeve. Dhoma do të lançohet më 14 tetor në samitin e Nishit në Serbi, ku do të marrin pjesë të dy kryeministrat, Rama e Vuçiç.

Zyrat e këtij institucioni janë parashikuar të jenë në kryeqytetin shqiptar.

Sipas B92 krijimi i kësaj dhome të përbashkët tregtie është inicuar nga njerëz dhe shoqata të biznesit në të dy vendet.

Raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë po shkojnë drejt përmirësimit pas vizitës së Ramës në Beograd dhe më pas të Vuçiç në Tiranë. “Kumbara” e këtij afrimi mes dy vendeve “armike” ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here