Sulm me thikë në një autobus të Brukselit, plagosen tre persona

0
154

Një sulm me thikë ka ndodhur sot në Bruksel. Sipas raportimeve në mediat e huaja, sulmi ndodhi në një autobus të komunës Uccle.

Një grua qëlloi me thikë tre persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me ndërhyrjen e policisë është shmangur përshkallëzimi i situatës.

Grupi hetimor po merr në pyetje gruan për motivet e këtij sulmi.

Kryeqyteti belg është ende i tronditur nga sulmet terroriste të para disa muajve në aeroportin e vendit, ndërsa autoritetet shtetëro kanë rritur nivelin e sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here