Banesat në Tiranë/ Çmimet e reja referencë nga 60-190 mijë lekë për metër katror në krye të listës ish-blloku

0
416

Çmimet e reja referencë të llogaritur nga Ministria e Financave luhaten nga 23.7 mijë lekë për m2 në gati 67 mijë lekë për m2

 

Në  projektligjin për rivlerësimin e pronës, janë  parashikuar tarifat e reja për çmimet e apartamenteve e trojeve, të  ndara sipas zonave. Vlerat e apartamenteve luhaten nga 60 mijë  lekë  për metër katror në   zonat periferike të  Tiranës, deri në 190 mijë  lekë për metër katror në  zonën e ish – Bllokut. Sipas listës së  hartuar nga specialist  të  pasurive të  paluajtshme, pranë Ali Demit çmimi varion mes 80 deri në 98 mijë l për m 2. Në  këto vlera është edhe qyteti studenti, ndërsa çmimi shtrenjtohet tek  banesat afër Shkollës  së  Baletit, Pazarit të ri, dhe arrin në 187 mijë lekë  për m2 pranë Ministrisë  së  Jashtme dhe tek stadiumi Qemal Stafa. Për apartamentet në zonën e Porcelanit, Kinostudio,e  pranë  spitaleve çmimi është mes 60-75 mijë lekë/m2.  Në këto nivele çmimesh jemi edhe ne zonën e Kombinatit e pranë qytetit të nxënësve. Apartamentet në Unazën e re dhe fushën e Aviacionit vlerësohen me 65 mijë lekë për m2.  Më pak se ish blloku, apo zona e Ministrisë së  Jashtme vlerësohen apartamentet në qendër të  Tiranës, në Rrugën e Durrësit, apo Blv. Dëshmorët e Kombit. Çmimet zyrtare të shitblerjes llogariten mes 100 deri në 145 mijë lekë për metër katror. Këto janë çmimet, që do të llogariten për efekt taksash në rast shitblerje të një apartamenti. Ligji i rivlerësimit që pritet të aplikohet nga shtatori deri në shkurt, parashikon që  pronarët e apartamenteve, përmes ekspertëve vlerësues të nxjerrin çmimin e ri të apartamentit të tyre. Për vlerën shtesë që  apartamenti mund të ketë krahasuar me çmimin e mëparshëm, ato paguajnë 2%, nga 15% që parashikohej më parë. E njëjta gjë vlen edhe për vlerësimin e trojeve. Çmimet e reja referencë të llogaritur nga Ministria e Financave luhaten nga 23.7 mijë lekë për m2 në gati 67 mijë lekë për m2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here