Italia bën hetime në Tiranë për ngarkesën 2 tonë drogë në Ankona

0
161

Prokuroria e Antimafies italiane sjell në Shqipëri dosjen e ngarkesës me dy tonë drogë të kapur në vendin fqinj në aksionin e pak ditëve më parë, ku ranë në pranga pesë shqiptarë. Grupi i personave të dyshuar u arrestua disa ditë më parë në brigjet e Ankonës, me rreth 2 tonë hashash.

Aksioni u zhvillua mëngjesin e datës 13 gusht, kur policia italiane arriti të bllokojë edhe gomonen e përdorur për transportin e lëndës narkotike nga Shqipëria në Itali. Prokuroria italiane, përmes misionit Interforce, ka dorëzuar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda dosjen dhe disa CD me përgjime, të kryera nga Prokuroria e Ankonës. Përgjimet janë kryer ndaj disa personave, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës. Autoritetet italiane mësohet se kanë kërkuar identifikimin e përdoruesve të disa numrave të telefonit që janë mbajtur në përgjim, zbardhjen e identitetit të disa individëve dhe zbërthimin e pseudonimeve të përdorura gjatë bisedave telefonike.

Prokuroria italiane ka kërkuar edhe të dhë- na për 5 personat e arrestuar në momentin që po shkarkonin drogën nga skafi, si dhe informacione të tjera në lidhje me bashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri. Siç kanë thënë zyrtarët e Policisë dhe Prokurorisë italiane pas aksionit, të arrestuarit dyshohet se kanë pasur fitime të mëdha financiare të cilat i kanë investuar në biznese, kryesisht në fushën e ndërtimit. Sipas Policisë italiane, 2 nga 5 të arrestuarit në momentin e ndërhyrjes së policisë kanë hedhur celularët në det, por hetuesit i kanë gjetur dhe po punojnë për zbardhjen e mesazheve e telefonatave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here