Përdhunoi të bijën 15 vjeçe, dëshmia e babait: I vendosa dorën në sup, s’e di si ndodhi

0
153

Dje Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Guri Përgjegjit, i cili akuzohet se të enjten që shkoi ka përdhunuar në pyllin e fshatit vajzën e tij 15-vjeçare.

46-vjeçari nuk ka pranuar në asnjë moment se ka abuzuar seksualisht me të bijën. Gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit, 46-vjeçari është “rrëfyer” në lidhje me këtë ngjarje që tronditi banorët e zonës dhe jo vetëm. Guri Përgjegji ka pohuar se të enjten (ditën që ka ndodhur ngjarja) ka qenë së bashku me vajzën e tij, E.P. në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimë medicinale dhe se gjatë kthimit për në banesë i ka vendosur të bijës dorën në qafë. Ndërsa, disa prej pyetjeve që i janë bërë gjatë dëshmisë, ai është përgjigjur: “Nuk kam çfarë të them”.

 

RRËFIMI

“Mëngjesin e së enjtes, unë dhe vajza shkuam në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimët medicinale që kishim mbledhur më parë. Pasi mbaruam punë, u nisëm për në fshat me furgonin e linjës. Nga makina zbritëm jo në vendin ku zbrisnim zakonisht, por diku tjetër. Unë doja që të mos humbnim kohë dhe i thashë sime bije që të ecnim nëpër pyll, pasi rruga që na çonte në shtëpi ishte më e shkurtër. Në një moment, unë i vura dorën asaj në qafë. Kaq, asgjë tjetër”, është shprehur paraprakisht Guri Përgjegji. I pyetur në lidhje me pretendimin e bashkëshortes, se ai e kishte ngacmuar seksualisht vajzën edhe më parë dhe se për këtë ishin konfliktuar rreth 20 ditë para ngjarjes, Guri Përgjegji ka thënë: “Po, kemi bërë fjalë. Gruaja ime më tha se çfarë po ndodh në shtëpinë tonë. Ka diçka mes teje dhe vajzës. Unë ia ktheva se nuk ka asgjë dhe se nuk e shoh time bijë me atë sy”.

Pyetjes se si arrite ta përdhunoje vajzën tënde, 46-vjeçari është përgjigjur: “Nuk e di as vetë. Nuk e di sesi ndodhi përdhunimi”. I pyetur nëse 15-vjeçarja ishte gjaku i tij, pra vajza e tij, Guri Përgjegji është shprehur: “Nuk di çfarë të them…”. Ndërsa, pyetjes se nga analizat që i janë bërë vajzës dhe vetë atij ka rezultuar se e bija është abuzuar seksualisht nga ai, 46-vjeçari sërish i është përgjigjur se: “Nuk di çfarë të them as për këtë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here