Këngëtari Blero Muharremi, këtë verë ka qenë shpesh i përfolur në media, por më shumë se sa për projektet e reja muzikore, shumë zhurmë mediatike krijoi ndarja e tij e dytë me modelen Afrona Dika. I ftuar në emisionin ‘21 Gradë’, në Klan Kosova, Blero nuk e ka konfirmuar ndarjen me Afronën, edhe pse faktet, prej javësh tashmë flasin tjetër gjë.
Prej kohësh, Afrona është larguar në Gjermani, aty ku jeton familja e saj, ndërsa Blero ka qenë më i fokusuar në muzikë. Megjithatë, këngëtari pranoi se, si çdo çift, edhe lidhja e tyre nuk ka qenë perfekte, mund të ketë pasur krizat e veta, por ka treguar se: “Jemi bashkë me Afronën, jemi shumë mirë.”
Kjo deklaratë e këngëtarit e bën edhe një herë tjetër konfuz publikun, por tani për tani ai nuk jep më shumë shpjegime. E ardhmja e afërt është e fokusuar vetëm te muzika, por edhe te një libër autobiografik që artisti i ka vënë qëllim vetes. Edhe pse, siç thotë ai, libri “për dikë do të jetë mirë, por për dikë do të jetë ditë e zezë.”