Duket se java e fundit e gushtit nuk do të premtojë për pushime. Temperaturat janë ulur dhe vendi është përfshirë nga reshjet e shiut.
Sot në kryeqytet moti i keq ka shkaktuar kaos në qarkullim. Pak minuta shi dhe trafiku i automjeteve është rënduar teksa në disa rrugë ka pasur edhe përmbytje, siç shihet nga video.
Ndërsa edhe breshëri i rënë mësohet se nuk ka shkaktuar dëme.
Reshjet e dendura të shiut janë shoqëruar me erë të fortë.