Nudo në plazh publik, italianët rrahën çiftin shqiptar

0
167

Plazhet nudiste janë përfolur shumë këtë vit dhe për një çift shqiptarësh, rrezet e diellit merren pa pengesën e rrobave të banjës. Ditët e nxehta, kanë shkaktuar një situatë të papranueshme në Itali. Një vendim i gabuar, në vendin e gabuar, ky i shqipëtarëve.

Kështu ka ndodhur me një çift shqiptarësh në Itali, që dolën nudo në plazhpor u përballën me pushuesit italianë, të cilët u ndjenë të shqetësuar nga sa panë.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët rezidentë në Parma ishin nudo në plazh, vend që ishte frekuentuar nga familjarë dhe fëmijë. Disa familjarë me fëmijët pranë u kërkuan me mirësjellje shqiptarëve të visheshin, pasi zona nuk ishte për nudistë.

Por, djali shqiptar, iu përgjigj se aty nuk kishte asnjë shënim që ndalonte plazhin nudo, e as urdhër. Por nga fjalët dhe replikat situata ka degjeneruar në sherr fizik. Një italian nisi të rrihej me shqiptarin, ndërkohë që vajza shqiptare nisi të hidhte shishe plastike e sende të tjera, si për të ndarë sherrin. Më pas kanë ndërhyrë edhe të tjerë pushues, që ndanë dy personat që po ziheshin, ndërkohë që të tjerë kërcënuan se do njoftonin policinë.

Kaq ka mjaftuar që shqiptarët të tërhiqeshin, të visheshin e të largoheshin nga plazhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here