Roma mbeti jashtë grupeve të Champions League pas humbjes 3 – 0 në stadiumin “Olimpico” me Porto. Skuadra italiane e mbylli me 9 lojtarë sfidën e kthimit të fazës play off, pasi De Rossi dhe Palmieri u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Takimi i parë në Oporto përfundoi në barazim 1 – 1. Roma tashmë duhet të luajë në grupet e Europa League. Legia kthehet në grupet e Champions pas 21 vitesh mungesë. Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi kaloi me sukses Dundalk. Pas fitores 2 – 0 në Irlandë, barazimi 1 – 1 në Varshavë polakët.
Hasi është i vetmi shqiptar që ka drejtuar në grupet e Champions League. Më tej në këtë pikë të aktivitetit kaluan edhe Monaco që fitoi edhe sfidën e dytë me Villarreal, kësaj here me rezultatin 1 – 0, Celtic që rrezikoi eliminimin për pak, por humbja 2 – 0 me Hapoel Beer Sheva në Izrael kaloi skocezët. Në Gllazgou javën e kaluar përfundoi 5 – 2 për Celtic.
Ludogorets u kualifikua edhe një herë në grupet e Champions League pas barazimit 2 – 2 me Viktoria Plzen. Ndeshjen e parë në Bullgari e kishte fituar me rezultatin 2 – 0. Sot do të vendosen skuadrat e fundit, ndërsa nesër hidhet shorti.