Viti i ri shkollor – Në 25 gusht nis shpërndarja e librave

0
185

Në 25 gusht do të nisë shpërndarja e teksteve shkollore në të gjitha shkollat e vendit apo njësitë e liçensuara të shitjes.

Klasat e 1, 2, 6, 7 dhe 10 do të kenë kurrikul të re mësimore, ndërsa në 10 shkolla do të shtohet edhe lënda e Kulturës Fetare.

Sipas Drejtoreshës së Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, këtë vit nuk ka mungesë tekstesh, përveç klasës së 10-të, për të cilat përzgjedhja do përfundojë me 30 gusht.

Zamira Gjini: Në datën 25 gusht fillon shitja e teksteve shkollore ne ambientet e shkollave ose në njësite tregtare që janë të licencuara. Në të gjitha shkollat afishohet lista e teksteve qe jane perzgjedhur per secilin klasë, me emrat e botuesve, emrat e autorëve dhe me cmimiet e teksteve. Për mësimin fetar ne shkolla do të përzgjidhen 10 shkolla në disa rrethe të Shqipërisë dhe do të fillojnë me një program të ri të shoqëruar edhe me tekse.

Në vitin e ri mësimor 2016-2017, 100 mijë nxënës të kategorive të veçanta do të marrim tekstet shkollore falas, që kapin vlerën e 300 milionë lekëve të reja.

Zamira Gjini:  U shtua numri i nxënësve që marrin tekse falas, janë disa kategori. Sic ishin  familjet me 3 fëmijë në shkollë, fëmija i tretë i merr tekset falas. U shtuan kategori të tjera si fëmijët në onkologjik, ata që janë në paraburgim, apo fëmijët egjiptianët.

Për të gjithë ato që janë regjistruar tashmë në klasën e parë, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka marrë masat që mësimi të bëhet vetëm paradite dhe jo me turne siç ka qenë deri tani.oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here