Sipas informacioneve të reja, automjeti tip ‘Hyndai’ me targe TR0361U, që dyshohet të jëtë i SHISH-it (Shërbimit Informativ Shtetëror) është futur brenda një butiku duke aksidentuar shitësen.
Sakaq, bëhet e ditur se plagë ka marrë dhe drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, ndërsa të tre janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.