Duket se jo çdo gjë që shkëlqen është ar. E në fakt kjo shprehje duket të jetë perfekte për videon e mëposhtme ku shfaqet reperi Noizy në Gjirin e Lalzit për një koncert.
Ndërkohë që ka qenë duke takuar fansat e tij, Noizy është bërë “selektiv” duke i lënë “ca të nënës e ca të njerkës”, shruan Gazeta Express. Gjatë videos shohim që një djalë i afrohet reperit të njohur për të bërë një foto “ selfie”, por ai e shtyn duke i thënë “ po ik or burrë”. Mesa duket reperi do ketë në ndonjë çast jo fort të mirë, ose thjesht nuk ka dashur të bëjë foto “selfie” në ato momente. Mirëpo mos vallë sapo humbi një fans?