LSI i rikthehet ndryshimeve në qeveri: Kur s’ka performancë, duhet lëvizur

0
149

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka folur sot për ndryshime në qeveri.

Në një intervistë telefonike për Ora News dhënë gazetaret Besmira Pelushaj, thotë se i është atribut dhe përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama.

“Është atribut dhe përgjegjësi e Kryeministrit Edi Rama. Ndryshimet në qeveri nuk kanë të bëjnë me kartat elektorale. Kur dikujt i mungon impenjimi nuk ka moment elektoral por patjetër duhet të lëvizë”, tha ai.

Prononcimi:

Po për LSI-në a duhet të ketë ndryshime në qeveri për tu përdorur si kartë elektorale për zgjedhjet e ardhshme?

Petrit Vasili: “Ndryshimet në qeveri nuk kanë të bëjnë me kartat elektorale. Kur dikush i mungon impenjimi nuk ka moment elektoral por patjetër duhet të lëvizë. Ndryshimin e njerëzve nuk e kemi parë në funksion të ditës apo çështjeve elektorale por në frymën e përgjegjësisë ndaj detyrës. Nuk ka një ditë të caktuar ku mund të bëhen ndryshime dhe një ditë ku nuk mund të bëhen ndryshime. Kjo është një dinamikë që vlerësohet vetëm nga performanca.

A ka tejkaluar ngërçin për reformën PS-LSI?
 Vasili përgjigjet: “Mund të konfirmoj që vazhojmë të kemi të nëjtën përgjegjshmëri për reformën, kurse ngërçin s’e kam parë gjëkundi por është një atribut i mediave që po jua lë juve të medias ta administroni. Ne nuk kemi pasur ngërc por koherencë dhe vazhdojmë të kemi koherencë. Por po e them me një dozë shajkaje se sikur verës po i vjen fundi dhe telefonvela për ngërçin i erdhi fundi”

Vasili thotë se koha në dispozicion deri më 30 gusht për të miratuar ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve është e mjaftueshme për të afruar qëndrimet
Vasili: “Me vullnet të mirë mund të arrihet një miratim konsensual i ligjit. Dhe ky vullneti i mirë duhet të mbizotërojë edhe për 7 ligjet e Reformës”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here