Në fillim të korrikut, amerikania Betsy Davis u dërgoi miqve të saj të ngushtë dhe të afërmve një email, ku i ftonte në një festë dyditore.
Kishte vetëm një rregull: Askush nuk duhet të qante në sy të saj.
Artistja 21-vjeçare vuan nga ALS.
Ajo i mblodhi miqtë dhe fisin për t’u dhënë lamtumirën me një festë, përpara se të bëhej e para kaliforniane që i jep fund jetës vullnetarisht me një dozë letale.
Tashmë ligji e lejon vetëvrasjen e asistuar mjekësore.
“Ideja që të shkonim dhe të kalonim një fundjavë të bukur, që do kulmonte me vetëvrasjen e saj, ishte një sfidë, por nuk kishte pikëpyetje që do ishim atje,” tha Niels Alpert, një mik i saj.
30 veta ishin të pranishëm në festë.
Teksa festës po i vinte fundi, artisten e shtrinë në një krevat në verandën e shtëpisë.
Atje mjeku i dha një kombinim me morfinë, pentobarbital dhe hidrat kloral.
Ajo vdiq katër orë më vonë.
Miqtë e saj thanë se ishte performanca e fundit që po jepte.