Shehu: Rama bën punë për të futur lekë në xhepin e tij, u hedh hi syve të dibranëve

0
160

Kandidati i PD-së për kryebashkiak të Dibrës Sherefedin Shehu, u takua me banorë të Zall Dardhës.

Pas shqetësimit të banorëve për mungesë investimesh, z. Shehu theksoi se prioritet i Edi Ramës janë punët që sjellin të ardhura për të dhe miqtë e tij. Z. Shehu solli në vëmendje rastin e shëtitores së Dibrës ku po harxhohen miliona dollarë në prag zgjedhjesh dhe për t’u hedhur hi syve dibranëve.

“I bëjnë punët vetëm për të futur ca lekë në xhep, i bëjnë punët për të mbajtur karriken, për të blerë vota dhe shpreson se ndoshta dibranëve mund t’ua marrë edhe një herë mendjen. Por juve nuk mund t’jua marrë me bulevardin e Peshkopisë. Aty janë 800 metra bulevard. Me lekët e atyre 800 metratlve te Peshkopisë, duhej të ishin bërë 40 rrugë asfalti. Me ato 800 metra u thotë ju: Jam i larë, kështu që të jeni të sigurt se nesër këtu nuk do të ketë asnjë gjë”.

Në bashkëbisedimin me banorët, z. Shehu theksoi se Dibra ka një potencial të madh turistik i cili me investime nund të kthehet në burim të ardhurash, punësimi dhe mirëqënie për banorët e zonës.

“Turizmi kërkon projekte të mëdha. Unë një pjesë e kam dhe flas për rrugën që shkon në Reçë, rrugën që shkon në Lurë, rrugën që shkon në Bjeshkët e Korabit, rrugën që shkon në Bjeshkët e Bellovës dhe të Radishtit. Zgjidhja më e madhe do të jetë Rruga e Arbërit. Lulëzim Basha kur ma ngarkoi këtë detyrë tha: Ne të dy do të bëjmë Rrugën e Arbërit”, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës, z. Sherefedin Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here