“Vendoset standard anti-transparet gjatë pranimeve në Universitetin e Sporteve”

0
183

Ka filluar konkursi për pranimin e studentëve në universitetin e Sporteve dhe këtë vit mesa duket janë bërë disa ndryshime thelbësore. Ndryshe nga vitet e tjera ku të pranishëm gjatë testit fizik kanë qënë të gjithë studentët, këtë vit nuk lejohet asnjë përvec komisionit dhe konkurentit.

Këtë shqetësim për një mundësi të mundshe të manipulimit të rezulateve e ka denoncuar ish Kryeministri Sali Berisha në përmjet faqes së tij në “facebook”

Statusi I plotë:

Qytetari dixhital denoncon:

Standartin mafjoz anti-transparent te pranimeve ne Universitetin e Sporteve!! sb

“Përshëndetje zoti Dr. Prof. Sali Berisha!
Uroj të jeni mirë familjarisht.
Kam një shqetësim, në Universitetin e Sporteve në Tiranë, ka filluar konkursi i pranimit (testi fizik, cirkuiti). Komisioni nuk lejon asnjë person brenda, vetëm atë që jep garat, që do të thotë bëjnë ç’të duan me rezultatet. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Pse nuk lejohen të gjithë që të shohin rezultatet? Mendoj se kështu janë paracaktuar emrat që do fitojnë. Natyrisht fituesit do të jenë vetëm ata që do të paguajnë. Gara të destinuara për njerëz të korruptuar. Kërkoj ndihmën Tuaj, për të patur transparencë në këto prova sepse do të ketë shumë kontestime?
Me besim tek Ju, për të ndryshuar diçka pasi që sot pasi ka filluar konkursi.
Me respekt.A.S”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/642012509292993/?type=3&permPage=1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here