Djali më i shëndoshë në botë (Foto+Video)

0
186

Arya Permana kishte fituar epitetin si ‘djali më i trashë në botë’, kjo për shkak të peshës ekstreme të trupit.

Ai kishte arritur në një peshë fatale për të deri në 200 kilogramë dhe kjo i kishte ndikuar që ai të mos ecte më dhe si shkak i kësaj Arya edhe e kishte ndaluar shkuarjen në shkollë.

I detyruar të merrte mësime privatë në shtëpi dhe me peshën që i rritej çdo ditë, prindërit e tij kishin vendosur që të ndërmerrnin disa hapa për të përmirësuar gjendjen e djalit të tyre, transmeton ORAinfo.

Dhe këto iniciativa më në fund u janë shpërblyer pasi që Arya tani ka rënë në peshë dhe është në gjendje të ecë pa ndihmën e askujt.

Në ndihmë të familjes së Permanas kanë dalë edhe disa mjekë vullnetarë të cilët i kanë propozuar dieta të reja dhe i kanë dhënë këshilla mjekësore.

Tani babai i tij ka treguar si çuni i tyre e ka rikthyer vetëbesimin për shkak të rënies në peshë dhe se e ka më të lehtë të punojë në drejtim të realizimit të ëndrrës për tu bërë mekanik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here