Lëkundjet e tokës në Italinë qendrore nuk kanë të ndalur, duke shënuar deri më tani 267 të vdekur dhe 238 të mbijetuar nga gërmadhat.
Ndërkohë, gjatë natës së sotme janë shënuar 40 lëkundje, prej të cilave më e forta u shënua me 4.8 ballë në zonën e Rieti dhe Amatrice. Ndërkohë, bëhet me dije se prokuroria e Rietit ka hapur hetimin duke u bazuar në hipotezën e fatkeqësisë natyrore.
Por ajo që pritet të hape debate në ditët në vijim, është fakti se si ndërtesat e restauruara kohët e fundit nuk arritën ti mbijetonin lëkundjeve sizmike.