“Me vullnet të mirë mund të arrihet një miratim konsensual i ligjit. Dhe ky vullneti i mirë duhet të mbizotërojë edhe për 7 ligjet e Reformës”
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili i pyetur për ndryshime të mundshme në qeveri, deklaroi se ai ministër që nuk ka imenjim duhet të lëvizë. Në një intervistë për televizionin Ora News, Vasili u shpreh se dinamika e ndryshimve në qeveri varet nga performanca e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe jo nga momenti elektoral. “Është atribut dhe përgjegjësi e Kryeministrit Edi Rama. Ndryshimet në qeveri nuk kanë të bëjnë me kartat elektorale. Kur dikush i mungon impenjimi nuk ka moment elektoral por patjetër duhet të lëvizë. Ndryshimin e njerëzve nuk e kemi parë në funksion të ditës apo çështjeve elektorale por në frymën e përgjegjësisë ndaj detyrës. Nuk ka një ditë të caktuar ku mund të bëhen ndryshime dhe një ditë ku nuk mund të bëhen ndryshime. Kjo është një dinamikë që vlerësohet vetëm nga performance,” – tha kreu i grupit parlamentar të LSI – së. I pyetur nëse ngërçi i reformës në drejtësi është tejkaluar, Vasili theksoi se një ngërç i tillë nuk eziston duke e cilësuar si një telenovelë të mediave. “Mund të konfirmoj që vazhdojmë të kemi të njëtën përgjegjshmëri për reformën, kurse ngërçin s’e kam parë gjëkundi por është një atribut i mediave që po jua lë juve të medias ta administroni. Ne nuk kemi pasur ngërc por koherencë dhe vazhdojmë të kemi koherencë. Por po e them me një dozë shakaje se sikur verës po i vjen fundi dhe telenonveës për ngërçin i erdhi fund,” – nënvizoi ai.
Qëndrimi
Kreu i grupit parlamentar të LSI – së, shprehu bindjen se deri në votimin e ligjit të Vettingut më 30 gusht, ka kohë të mjaftueshme që palët politike të arrijnë një qëndrim të përafërt. Ai këmbënguli se me vullnet të mirë ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të miratohet me konsensus. “Me vullnet të mirë mund të arrihet një miratim konsensual i ligjit. Dhe ky vullneti i mirë duhet të mbizotërojë edhe për 7 ligjet e Reformës,” – deklaroi Vasili. Ndërkohë, në 3 vite qeverisje të koalicionit PS – LSI janë bërë disa lëvizje në kabinetin qeveritar. Fillimisht Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen si Ministër i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin , dhe vendin e tij, shefi i qeverisë ja besoi Ermonela Felajt. Në nëntor të 2015 Nasip Naço dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe portofoli i drejtësisë iu dorëzua Ylli Manjanit, i cili në atë kohë ishte zëvendës/ministër i Transportit dhe Infrastrukturës. Ndërkaq, në shkurt të 2016, kryeministri Edi Rama shkarkoi nga posti i Ministrit të Financave Shkëlqim Canin dhe vë në krye të Financave, një nga njerëzit e besuar të tij, Arben Ahmetaj, i cili në atë kohë, ishte ministër ekonomie.Në vend të Arben Ahmetaj u emërua Milva Ikonomi, e cila në atë periudhë mbante postin e zëvendës/ministres së shëndetësisë.