Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht, kandidatin për zgjedhjet e pjessshme në Dibër. Në fjalën e tij Sherefedin Shehu shpalosi platformën e tij, duke ju drejtuar Dibranëve me fjalët se qëllimi i tij është të “ndërtojë Dibrën”.
Ai nënvizoi se:“Kërkoj besimin tuaj për të ndërtuar Dibrën. Dua të shërbej bashkë me ju për ta ndërtuar këtë qytet. Keni provuar mashtrimin dhe grabitjen e pushtetarëve. Kjo qeveri ka rritur varfërinë dhe rinia ka humbur shpresën për të jetuar në këtë vend. Por, kryeministri vazhdon të tallet me dibranët, duke i kërkuar votën që t’i shtojë të këqijat”, tha Shehu.
Më tej, Shehu theksoi se në Bashkinë e Dibrës nuk do të ketë familje në errësirë për arsye se nuk paguajnë dot energjinë. “Në dispozicion të këtyre familjeve do të ketë një fond të posaçëm për pagesën e energjisë, në mënyrë që fëmijët të mësojnë me dritë”, tha Shehu.
Shehu tha: “Jam këtu përpara jush për të kërkuar edhe njëhërë besimin tuaj. Por këtë herë jo për t’iu përfaqësuar, por për të punuar me ju këtë herë për Dibrën dhe dhënë shpresën. E mora këtë vendim për të kandiduar për të shlyer borxhin e madh që i kam Dibrës. Unë këtu u linda dhe u rrita. Dibra më mbështeti në rrugën time si profesionist dhe politikan, por mbi të gjitha më dha emrin dibran që më ka bërë krenar kudo ku kam punuar dhe jetuar”.
Me tej, Shehu nënvizoi se: “Ndaj sot, unë jam para jush jo si profesionist e politikan, jo si politikan, por si njeriu që do të punojë me ju për Dibrën. Dibra e ka provuar dhunën dhe grabitjen e qytetarëve. Kjo qeveri i ka poshtëruar qytetarët, ka shtuar varfërinë dhe rinia ka humbur shpresën për 3 vite radhazi. Por ai nuk mund të tallet më me dibranët. Ju i njihni ato familje që nuk kanë energji elektrike, edhe pse Rama ua premtoi atë. Shumë familje dibrane, presin ndihmën ekonomike që të paguajnë dritat. Do të përcaktoj një fond të veçantë për familjet në nevojë që duhet të paguajnë energjinë. Për biznesin e vogël, premtoj heqje taksash. Për fermerët, premtoj se do të më kenë mbështetje për çdo periudhë kur të kenë nevojë. Kundershtaret do te me sulmojne: Pyetja e pare eshte: Po leket ku do ti gjeje? E para eshte vizioni dhe mbeshtetja juaj”.
Duke folur për garancinë, ai tha se me Lulzim Bashën Kryeministër, Dibra dhe Shqipëria, do lulëzojë. “Pervoja, integriteti dhe besueshmeria ime jane garanci per financimin e projketeve nga institucione financire dhe donatore te ndryshem, por garanci mbi garancite eshte kryeministri i ardhshem Lulzim Basha”,- u shpreh ai.