Qeveria italiane ka shpallur të shtunën Ditë Zie kombëtare për viktimat e tërmetit në pjesën qendrore të vendit. Si pasojë e tërmetit, deri tani raportohen të kenë vdekur 278 persona ndërsa numri i të plagosurve është mbi 380. Që prej dy ditësh vijojnë gërmimet për gjetjen e të mbijetuarve, ne Arquatan, Açumolin, dhe Amatrice, ku nxirren trupat e pajetë, ndërsa shpresat shuhen pak nga pak për të gjetur të tjerë të mbijetuar nën rrënoja. Nuk është e lehtë të gërmosh kur toka dridhet ende nga tërmeti që nuk kanë të mbaruar, pasi edhe gjatë natës ka pasur 40 lëkundje me magnitude 4.2 ballë. Forcat e kërkim-shpëtimit vijuan dhe gjatë natës kërkimet mes rrënojave me pishtarë në duar, ashtu si dje. Lotë, britma gëzimi sapo dikush nxirret i gjallë nga rrënojat, siç ishet rasti i 10-vjeçares që u gjet pas 17 orësh kërkim. Familjarë rrethojnë ndërtesat e shembura në pritje të një lajmi të mirë për të afërmin e zhdukur. Kjo është drama që ka ‘mbërthyer’ prej dy ditësh zonat e prekura nga tërmeti në Italinë Qendrore, por edhe mbarë vendin.