Vajza e Eli Farës: Të pasmet arma ime, për punë të vështira duhen b***

0
275
Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara ka vendosur të flasë për komentet apo dhe kritikat që e shoqërojnë teksa shpalos hiret në rrjetet sociale.
Juristja ka rrëfyer për revistën “Story” se për format e trupit kujdeset duke u ushtruar.
“Mundohem të merrem sa më shumë me palestër, kryesisht për të qëndruar e shëndetshme, dhe më pas për të mbajtur trupin në formë. Trajtimet që kam ndjekur pothuajse rregullisht janë masazhet e ndryshme.”
Ndërsa për të pasmet bombastike Marina Fara lë të kuptohet se nuk i ka operacion siç aludohet shpesh nga publiku.
“Të pasmet janë armë e çdo njeriu, jo vetëm e imja sepse populli ynë thotë për punë të vështira duhen të pasme. Por ndonjë sekret nuk kam përveç këshillat e instruktorëve ndërsa ushtrohem.” – përfundon vajza e Eli Farës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here