Abuzimet seksuale me fëmijët/ Ngjarjet e fundit, Agjencia Shtetërore: Dënojmë rëndë çdo formë të tillë dhune

0
146

 

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës ka reaguar nisur nga ngjarjet e fundit  të rënda të abuzimeve seksuale me të miturit. Kjo agjenci e ka deklaruar dhunën seksuale ndaj fëmijëve si një ndër më të rëndat ndaj ka deklaruar se ASHMDF po punon për mbrojtjen dhe rehabilitimin e fëmijëve të prekur. Kjo agjenci nxit qytetarët dhe komunitetet përreth fëmijëve të denoncojnë sa më shpejt çdo rast të dyshuar apo konstatuar të abuzimit me fëmijët duke shtuar se vetëm raportimi i shpejtë do të mundësojë parandalimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima. ASHMDF gjithashtu i bën apel mediave që të respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe të jenë partnerë në parandalimin e abuzimeve me fëmijët duke modifikuar normat dhe sjelljet sociale që influencojnë abuzimin seksual të fëmijëve. Mbrojtja e fëmijëve dhe sidomos rehabilitimi i atyre që bien pre e dhunës fizike, psikologjike apo seksuale është një nga çështjet më shumë të diskutuara në realitetin e shoqërisë shqiptare. Çështje që megjithëse meriton vëmendje dhe rëndësi nga ana e autoriteteve përgjegjëse shtetërore në politikat e tyre institucionale, ndeshet me mangësi të panumërta sa i takon mekanizmave mbrojtës, fillimisht për të parandaluar rastet e dhunës e më pas për ti rehabilituar ata. Nisur nga ngjarjet e fundit, që tregojnë për përdhunime të fëmijëve, kryesisht vajza, brenda ambientit të ngushtë familjar, të cilat përsëriten vazhdimisht ndonëse psikologët kanë dyshime se ajo çfarë transmetohet në media është vetëm një pjesë e asaj çfarë ndodh në të vërtetë në fshehtësi, reagon Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës(ASHMDF). Ndërsa dënon ashpër çdo formë të abuzimit seksual me fëmijët brenda dhe jashtë rrethit të tyre familjar, duke e konsideruar si një nga format më të rënda të dhunës ndaj fëmijëve, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve deklaron publikisht se po punon me përfaqësuesit e të gjitha njësive vendore dhe partnerët e saj për të siguruar mbrojtjen dhe rehabilitimin e tyre. “Si një institucion në nivel qendror që punon për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, ASHMDF nxit qytetarët dhe komunitetet përreth fëmijëve të denoncojnë sa më shpejt çdo rast të dyshuar apo konstatuar të abuzimit me fëmijët. Vetëm raportimi i shpejtë do të mundësojë parandalimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e fëmijëve viktima”, thuhet në njoftimin zyrtar të Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve. Në të gjithashtu citohet se një prej gjetjeve në studimin “Abuzimi Seksual i Fëmijëve në Rrethin e Besimit” të hartuar nga organizata Terres des Hommes në bashkëpunim me ASHMDF është shkelja e parimeve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar në mënyrën e raportimit të lajmeve me këtë karakter. Për këtë arsye Agjencia njofton se në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audio Vizive (AMA) kanë kërkuar marrjen e masave për operatorët e transmetimit në rastet kur është konstatuar që janë shkelur parimet e ruajtjes së  privatësisë dhe konfidencialitetit të fëmijës. “Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve do të vazhdojë punën e saj për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimet seksuale”, vijon më tej njoftimi i ASHMDF.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here