Doni të blini orë dore? Ja çfarë duhet të dini që të mos gaboni

0
214

Ekzistojnë kritere të caktuara në zgjedhjen e orëve të dorës dhe, pos përshtatshmërisë, assesi nuk do të duhej të injorohen cilësia dhe dizajni.

Nëse dëshironi pikërisht këto karakteristika të orës, më të njohurat janë ato modele minimale të cilat do të jenë aleati juaj më i mirë në krijimin e stilit fenomenal.

ORËT PËR RROBA FORMALE
Këto modele të orëve janë inspirim nga modelet e viteve ’50 dhe ’60 të shekullit të kaluar, dhe i karakterizojnë linjat e qarta të dizajnit, shpesh kanë dizajn numrash romakë dhe rripa lëkure më së shpeshti ngjyrë të zezë dhe të gështenjtë.

ORËT E ZEZA
Orët të cilat kanë ngjyrë të zezë të bazës, kopsa dhe rripat janë shumë elegante dhe i krijojnë stil unik secilit mashkull. Shumë bukur kombinohen si me rroba ashtu edhe me pjesë rrobash më komode dhe më së shpeshti inspirojnë meshkujt të cilët e duan natyrën.

Watches-ElevenJames-Box

STIL MARINARI
Orët e zhytësve janë të inspiruara nga stili i kulturës së jahteve të viteve të fundit dhe janë shumë të popullarizuara. Në vete kanë shumë funksione, prandaj janë ideale edhe për ata meshkuj të cilët janë adhurues të natyrës. Dominojnë dizajnet e ngjyrave të kaltra, kanë kronograf interesant mirëpo kanë edhe performanca të jashtëzakonshme të funksioneve të zhytësve.

ELEGANCA SPORTIVE
Ky tip i orëve është kombinim i modeleve të sipërpërmendura. Mund të gjenden me rripa të kromuar, me rripa gome dhe lëkure. Sa i përket dizajnit të kromografit, ekziston një zgjedhje shumë e gjerë dhe varet nga afinitetet tuaja personale.

boximage

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here