Policia e Gjirokastrës vuri në pranga një 28 vjeç për veprat penale vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.
Sipas policisë është bërë ndalimi i shtetasit Luiz Sinanaj , 28 vjeç, banues në Memaliaj.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë në funksion të procedimit penal me Nr. 98/1 të vitit 2015 i pezulluar dhe i rifilluar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas është një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë në datë 03.03.2015 në fshatin Dukaj, Tepelenë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy aparate celularë dhe automjeti tip “Mercedes ” me targa IMZ 8995 .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, njofton policia.