Një tjetër mësues arrestohet, pasi kërkonte marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij. Skandali që ka shpërthyer në Kolumbi, ka shkaktuar debat për një mësues 65 vjeçar i quajtur Gilberto Gonzalez Arias, i cili kishte planifikuar gjithcka për të abuzuar seksualisht me nxënësen e tij.
Ai i kishte premtuar nxënëses në fjalë favore në shkollë në këmbim të seksit, por vajza i kishte ngritur kurth duke bashkëpunuar me policinë.
Në videon e publikuar, shihen se si uniformat blu e kanë arrestojnë mësuesin në lagjen Pinto, ku po përgatitej të hynte në marrëdhënie intime me të miturën.
Mësohet se pas arrestimit, babai i vajzës i cili kishte ndjekur agjentët në operacion, goditi me grusht në fytyrë të prangosurin.