Shpërthen Morena Taraku: “T’ju vijë turp që fotografoni babain tim”

0
203

Një foto e babait të Morena Tarakut, Selami Taraku duke udhëtuar me autobus ka bërë bujë në internet. Të gjithë e kanë gjykuar faktin që Morena Taraku është një prej fashionisteve më të pasura shqiptare me luks të paparë dhe me makina të shtrenjta, ndërkohë që i ati udhëton më autobus.
Ndaj këtyre fjalëve ka reaguar ish miss Kosova për RTV 21, duke e konsideruar turp këtë gjë dhe duke thënë se babai i saj është njeri i thjeshtë.

“Është artikulli më banal që kam lexuar ndonjëherë. Sepse nuk jam unë ajo që e kam nxjerrë babain tim në asfalt, është ai që më ka rritur mua në asfalt. Jam qytetare “babadem” dhe thjeshtësia që kam trashëguar prej tij është gjëja më e bukur në jetë që kur e kujtoj, më mbushen sytë me lot. As fama, as karriera e asgjë tjetër nuk do të kishte pasur vlerë për mua nëse do të kisha ecur në qiell.”

 

mor2

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here