Një grua përdhunohet çdo 11 minuta por ky numër tronditës mund të jetë edhe i pasaktë, sepse viktimat shpesh janë shumë të frikësuara për të raportuar krimet seksuale. Ashtu është dhe rasti me një vajzë adoleshente që besohet të jetë përdhunuar nga rreth 30 njerëz në Rio de Janeiro këtë muaj. Sipas një studimi nga Instituti për Kërkime Ekonomike të Aplikuara (IPEA), i publikuar nga gazeta BBC, thuhet se 527,000 gra në Brazil, në më pak se një në çdo 200 të tilla, kanë qenë viktima të dhunës seksuale.
Më tej raportimi vijon duke prezantuar se në muajin Maj, një vajzë 16-vjeçare ishte përdhunuar nga rreth 30 burra në një qytezë në Rio de Janeiro. Sulmi tronditi Brazilin dhe vuri në qendër të vëmendjes problemin endemik të dhunës ndaj grave në vendin më të populluar të rajonit.
Ndoshta ”çdo 60 sekonda”
Megjithatë, numrat aktual “janë padyshim shumë më të larta se ato që vijnë në stacionet policore”,- tha prokurori María Gabriela Prado Mansur, një specialist i dhunës gjinore. “Në qoftë se çdo sulm seksual regjistrohet, kjo çon në shifra që tregojnë se në Brazil, një krim i tillë ndodh çdo 60 sekonda”,- deklaroi Prado Mansur.
“Gratë ndjehen të shtypura për shkak të paragjykimeve të shoqërisë dhe të autoriteteve dhe përfundojnë duke mos bërë ankesën”,- shtoi specialisti. Shumë viktima të përdhunimit “nuk thonë asgjë, sepse janë të frikësuar nga trafikantët”, tha ai.
Një studim nga Qendra braziliane për Studime të Amerikës Latine ka gjetur se në mes të vitit 1980 dhe 2010, më shumë se 92,000 gra janë vrarë, përfshirë incidente nga dhunimi i abuzimit në familje. “Kultura Braziliane është shumë seksiste dhe përdhunimi është pjesë e kësaj kulture por ne si shoqëri duhet ta mohojmë atë”,- tha Luise Bello nga grupi për përfaqësimin e grave. “Përdhunimi nuk është i rrallë në Brazil por ajo që është me të vërtetë tronditëse është fakti se më shumë se 30 meshkuj përdhunojnë një të mitur”.