A e dini cfarë do të thonë këto shenja në shishet plastike?

0
168

A keni menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi kanë numrat ose simbolet në fund të shisheve plastike? A e dini se, edhe pse përdorimi i të gjitha plastikave duhet evituar sa më shumë të jetë e mundur, disa janë më të sigurta se të tjerat? Është koha për të mësuar pak më shumë rreth llojeve të plastikëve që përdorni për pije apo për ushqime dhe të dini se çfarë ndikimi kanë ato jo vetëm tek ju, por edhe në mjedis. Çdo enë plastike ose shishe ka një simbol riciklimi. Simboli është një numër, duke filluar nga 1 deri në 7, brenda një trekëndëshi. Ndoshta nuk keni menduar asgjë për këto simbole, por ata në fakt ju ofrojnë një informacion të gjerë rreth kimikateve toksike që përdoren në enët apo shishet plastike, sa gjasa ka që plastika të shkrijë, sa bio-degraduese është plastika dhe në fund, sa e sigurt është plastika.

Ja disa informata mbi simbolet dhe numrat e ndryshme të riciklimit:

Plastike # 1 – PETE ose PET (Polietilen Tereftalate)

  • Plastike # 1 është zakonisht e pastër dhe përdoret tek shishet e ujit dhe pijeve me gaz. Disa e konsiderojnë atë të sigurt, por kjo plastikë njihet se lejon dhe akumulon baktere.
  • Gjendet kryesisht në shishet e pijeve me gaz, shishet e ujit, shishet e birrës, shishet e salcave për sallatë, shishet për larjen e gojës dhe kutitë e gjalpit kikirik.

Plastika # 2 – HDPE (Polietilen me densitet të lartë)

  • Gjendet kryesisht në shishet e qumështit, shishet e solucioneve për pastrimin e shtëpisë, shishet e lëngjeve, shishe e shampove, kutitë e drithërave, shishet e detergjentëve, shishet e vajit të motorëve, shishet e kosit. Kjo plastikë konsiderohet e sigurt dhe ka rrezik të ulët për t’u shkrirë.

Plastike # 3 – V ose PVC (Vinil)

  • Plastika # 3 përdoret për paketimin e ushqimeve, tek tubat hidraulikë dhe shishet e detergjenteve. Kjo lloj plastike përmbante, ndoshta ende përmban, ftalate, të cilat lidhen me probleme të shumta shëndetësore duke filluar nga problemet e zhvillimit deri tek dështimet. Ato përmbajnë gjithashtu DEHA (diethylhydroxylamine) e cila mund të jetë kancerogjene. DEHA shkakton humbjen e masës kockore dhe probleme me mëlçinë. Mos gatuani me këtë plastikë ose mos e digjni kurrë atë.
  • Gjendet në shishet e shampove, paketimet e tejdukshme të ushqimeve, shishet e vajit për gatim, pajisjet mjekësore, tuba dhe dritare.

Plastike # 4 – LDPE (Polietilen me densitet të ulët)

  • Polietileni me densitet të ulët gjendet në shumicën e shisheve që shtrydhen (si shishet e ketchup-it), qeseve plastike, veshjeve, qilimave, ushqimeve të ngrira, qeseve prej letre për bukë. Plastika # 4 qëndron në mesin e simboleve të riciklimit që konsiderohet e sigurt.

Plastike # 5 – PP (Polipropilen)

  • Plastika # 5 është gjithashtu një nga plastiket më të sigurta për t’u përdorur.
  • Gjendet zakonisht në shishet e kosit, shishet e ketchup-it, shishet e shurupeve dhe shishet e ilaçeve.

Plastike # 6 – PS (Polisterol)

  • Polisteroli, njihet gjerësisht si një material shumë i vështirë për t’u ricikluar, rrjedhimisht edhe i dëmshëm për mjedisin. Kjo lloj plastike gjithashtu përbën një rrezik për shëndetin dhe lëshon kimikate toksike, sidomos kur nxehet.

Plastike # 7 – Të tjera, të ndryshme

  • Të gjithë plastikët që nuk përfshihen në kategoritë e mësipërme hyjnë në kategorinë # 7. Është një përzierje e plastikëve të ndryshëm që duhen shmangur për shkak se ndikojnë në uljen e fertilitetit, probleme me riprodhimin, hiperaktivitetin dhe probleme të tjera shëndetësore.

Si përfundim, e mira është të shmangni çdo material plastik duke e zëvendësuar me qelqin. Gjithsesi, simbolet #3, #6 dhe #7 duhen shmangur plotësisht. Edhe pse #1 konsiderohet i sigurt, është më mirë ta shmangni atë. Shikoni për simbolet #2, #4 dhe #5, pasi këto konsiderohen më të sigurta./dritare.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here