Katër të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Itali ku 3 automjete janë përplasur. Siç raportojnë mediat italiane, aksidenti ka ndodhur në urën mbi lumin PO, midis Boretos dhe Viadana, mesnatën e së premtes duke u gdhirë e shtuna.
Fatmirësisht asnjë nga shqiptarët e plagosur të cilët jetonin në Viadana dhe Mantova e nuk janë në rrezik për jetën. Ata janë dërguar në Spitalin Oglio PO.
Shkak i aksidentit, raportojnë mediat italiane është bërë prania e një kantieri ndërtimi mbi sigurinë e urës.
Po ashtu nga ky aksident ku u përfshinë 3 automjete kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, një 30 vjeçar nga Cavriago që u transportua në spitalin e Reggios dhe një çift nga Boretto që u dërgua në spitali e Guastalla.