Bekim Balaj duket se po kalon një formë të mirë sportive me klubin e tij në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit shënoi një tjetër gol në Superligën ruse me Terek Groznin.
Një kros i harkuar nga Mitrishev në minutën e 33′ të lojës, u shndërrua në gol nga Balaj pas gjuajtjes me kokë. Goli i shkodranit barazoi shifrat 1-1 pas avantazhit të përkohshëm të miqve në minutën e 31′, ndërsa Viker shënoi golin e fitores dy minuta pas Balajt. Një javë më parë Balaj kuqezi realizoi një tjetër gol me kokë përballë Ufa-s.panoramasport