Dasma që se kishit imagjinuar kurrë, me dy motra binjake që martohen me dy vëllezërit binjakë (Video)

0
193

Mund të duket si diçka e pamundur, por kjo është një histori reale.

Dy motra binjake identike janë martuar me dy vëllezër binjakë gjithashtu, dhe dasmën kanë vendosur ta realizojnë sëbashku në të njëjtën ditë.

Të pranishmit në dasmë kanë mbetur të habitur nga ngjashmëria mes tyre, dhe sikur mos të mjaftonte kjo, ata kishin dhe veshje të njëjta. Dy motrat fustan të njëjtë të bardhë dhe dy vëllezërit kostume të njëjtë ngjyrë blu, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe.

Kjo shkaktoi dhe konfuzion tek të pranishmit, të cilët nuk ishin në gjendje të bënin dallimin.

 

okkk

 

Dy motrat Daria dhe Maria kurorëzuan dashurinë e tyre me dy vëllezërit Konstandin dhe Rotislav, në qytetin Zhukov, në pjesën perëndimore të Rusisë.

Dy çiftet ishin njohur përmes rrjeteve sociale, pasi kishin diçka të përbashkët, ishin binjakë identikë. Më vonë kjo miqësi u shndërrua në dashuri.

“Kur u takuam për të herë të parë mbetëm të shokuar, ashtu siç mbetën edhe ato. Por me kalimin e kohës e kuptuam që ato janë dashuria e jetës sonë”, ka thënë Rotislav.

I pyetur nëse e ka ngatërruar ndonjëherë nusen e tij me kunatën, ai tha se do ta dallonte atë edhe mes galaktikës.

Pjesëmarrësit në këtë ceremoni të veçantë dasme realizuan fotografi të shumta, të cilat u bënë virale më pas nëpër rrjetet sociale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here