Burime nga policia thanë se, oficerët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë shpallur në kërkim policor 54-vjeçarin me inicialet P. Z., sepse ka goditur me një mjet të fortë në hyrje të banesës, 49-vjeçarin me inicialet A. Ç., banues në Roskovec dhe ka tentuar t’i rrëmbejë me dhunë çantën me rreth 3.500.000 lekë.
Por 49-vjeçari mësohet se është vetëmbrojtur dhe ka arritur të shpëtojë nga situata.
Ndërkohë bëhet me dije se është identifikuar autori i kësaj vepre dhe është shpallur në kërkim.