Ky është djali im! Babai britanik shokohet kur sheh të birin xhihadist (VIDEO)

0
189

Një baba nga Britania është shokuar teksa ka parë djalin e tij të mitur në një video duke ekzekutuar disa të burgosur të militantëve të Shtetit Islamik sëbashku me fëmijë të tjerë.

Videoja ku shfaqet 13 vjeçari Jojo është propaganda më e fundit e lëshuar nga ISIS, e që jep alarmin për përdorimin e fëmijëve në aktet terroriste.

Babai i 13 vjeçarit, i cili nuk identifikohet për arsye sigurie, thotë se nuk e ka parë prej tre vitesh të birin, kohë kur ai u rrëmbye nga e ëma për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.

Sally Jones, 47-vjeçarja nënë e dy fëmijëve, nga Chatham, Kent, u shpall një nga terroristët më të kërkuara në botë nga OKB pas ikjes në Siri me djalin më të vogël.

Ajo u largua në 2013 në Siri, kur Jojo ishte vetëm 10 vjeç.

Sally Jones ishte zhdukur sëbashku me djalin e saj dhe pasi kishte njohur një 25 vjeçar nga

Siria me të cilin ishte martuar, ajo ishte shndërruar në islamike.

Jones ndryshoi emrin e adoleshentit nga Jojo në Hamza dhe të tre sëbashku shkuan në Siri, ku ish-bashkëshorti thotë se “i bënë lavazh truri djaloshit të vogël”.

Në video Hamzai shfaqet me emrin Abu Abdullah al-Britani, emër që përdoret për të ardhurit nga Britania.

400-12

@Raqqa_SL - 18 hours ago #Raqqa new #ISIS propaganda video Make 5 children " 1 from UK" Execute 5 men #Syria #ISIL TWitter picture showing ISIS execution a group of children executing 5 prisoners. One of which is a white child executioner with jihadi fighter name 'Abu Abdullah Al-Britani'
@Raqqa_SL – 18 hours ago
#Raqqa new #ISIS propaganda video Make 5 children ” 1 from UK” Execute 5 men #Syria #ISIL
TWitter picture showing ISIS execution a group of children executing 5 prisoners. One of which is a white child executioner with jihadi fighter name ‘Abu Abdullah Al-Britani’

300-15

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here