Arrestohet motra e këngëtares së njohur Mariah Carey. Mësohet se mbi të rëndon akuza e prostitucionit.
Alison Carey u arrestua për përfitim parash në këmbim të favoreve seksuale ndërsa u dënua nga gjykata federale amerikane.
Por policia amerikane ka ngritur alarmin se të gjithë ata që kanë pasur kontakt seksual me motrën e këngëtares duhet të kontrollohen pasi ajo është prekur nga HIV/AIDS.
Alison gjente klientët nëpërmjet internetit, ku publikonte fotografi të ndryshme në të cilat shkruante “Jam një zonjë e bukur në kërkim për djem që duan argëtim dhe kënaqësi. Këto mund t’ua ofrojë vetëm një grua me aftësi”, shkruajnë mediat amerikane.
Ajo mund të lirohet me kusht nëse paguan 1000 dollarë.