De Biasi ka publikuar listën e futbollistëve për 2 takimet e radhës, miqësoren kundër Marokut dhe ndeshjen e parë të kualifikueseve ndaj Maqedonisë. Trajneri i Kombëtares shqiptare ka lënë jashtë Orges Shehun duke grumbulluar portierin e talentuar të shpresave, Thomas Strakoshën.
Gjithashtu në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme është kthyer edhe mesfushori Jahmir Hyka.
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha.
Mbrojtës: Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Frederik Veseli, Ansi Agolli, Andi Lila, Elseid Hysaj.
Mesfushorë: Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Jahmir Hyka.
Sulmues: Armando Sadiku, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Rei Manaj.