Ka kohë që flitet për një “luftë” të ftohte mes ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryebashkiakut te Tiranës Erion Veliaj dhe kjo për postin e kreut të PS-së pas largimit të Ramës.
Çunat e Tahirit kanë gjobitur mëngjesin e sotëm një automjet bashkiak, i cili kishte parkuar gabim.
Automjeti bashkiak ka parkuar në një rrugë pranë “Don Boskos”, ndërsa në fotot e mëposhtme shihet qartë momenti kur polici rrugor e shkruan gjobën dhe më pas e vendos në xhamin e makinës.