Vdes edhe, i plagosuri tjetër në atentatin në Prishtinë, vrasësi dyshohet të jetë nga Shqipëria

0
173

Ka vdekur edhe Arianit Gashi, viktima e dytë e një atentati te Parku i Qytetit në Prishtinë, bëjnë të ditur zyrtarë të QKU’së.

Para tij, Express njoftoi që ka ndërruar jetë në QKUK  Eron Agaj, kurse në QKUK kanë konfirmuar për Express se tashmë ka vdekur edhe Gashi, që ishte në gjendje të rëndë i shtrirë ne QKU.

“Rreth orës 16:30 ka ndërruar jetë edhe personi i dytë i plagosur, përkundër përpjekjeve të mjekëve”, thuhet në konfirmimin e QKUK’së për Gazetën Express.

Personi që dyshohet se ka kryer këtë atentat është nga Shqipëria, raporton Express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here