6 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes arrestohen për sulmin me bombë ndaj Parlamentit (Foto)

0
188

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në selinë e Kuvendit, s të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.

Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë.

Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, raporton Telegrafi.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion,  si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse.

 

11

13

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here